Një lutje e gjatë kushtuar kryqit të Krishtit, simbol i dashurisë Hyjnore dhe padrejtësisë njerëzore.
Me këtë rrugëtim shpirtëror besimtarët e krishterë të Shkodres zhvilluan udhën e kryqit nga katedralja e “Shën Shtjefnit” drejt varrezave Katolike të Rrmajit mbrëmjen e së premtes së madhe, moment kur Kisha kremton Liturgjinë e mundimeve e të vdekjes së Jezu Krishtit mbi Kryq.
Duke medituar misterin e dhimbjes e të vdekjes, besimtarët të udhëhequr nga arqipeshkëvi Massafra me lutje kryen 14 ndalesat e mundishme, ndërsa kjo udhë kryqit ju kushtua edhe martirëve të fesë.
Të shtunën në mbrëmje besimtarët e Krishterë kremtojnë meshën e vigjiljes së Pashkëve, që simbolizon triumfin e jetës mbi vdekjen.