Saturday, April 20, 2024
HomeKronikaKontrollet per droge ne Lezhe

Kontrollet per droge ne Lezhe

-

Menjehere pas denoncimit të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha se ne magazinat e tregtise në Lezhë ndodheshin 400 ton droge, policia e shtetit zbarkoi me kontrolle në terren.

Policia nisi krehjen e zonës përreth kalasë së qytetit, ish ndërmarrjes ushqimore dhe lagjen “Skenderbeg”, ku të gjitha magazinat që kishte dyshime se mund të ishin të mbushura me drogë, kaluan në sitën e kontrolleve. Zyrtarisht policia thotë se nuk ka getur asnjë gjurmë nga ky aktivitet, ndërsa të njëjtën gjë i ka pohuar edhe roja i objekteve i marrë ne pyetje mbi aktivitetet që kryheshin në këto magazina. Kontrollet e policisë do vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, me qëllim identifikimin e të gjitha magazinave, tuneleve, serave dhe çdo objekti tjeter të mundshëm për tu përdorur në kultivimin e lëndeve narkotike. Ndërkohë ditët e fundit në disa qytete të vendit janë zbuluar tonelata me lende narkotike, të cilat ishin në përpunim ne laboratoret e ngritura, e që më pas kishin si destinacion tregun e Europes. Me nisjen e fazës së re të mbjelljeve policia ka parashikuar në planin kombëtar të masave kontrolle në të gjithë territorin e vendit, duke përfshire edhe dronin, fotografimin ajror etj.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts