Saturday, September 7, 2024
HomePolitikëMeta & Rama do ti drejtohen PPE

Meta & Rama do ti drejtohen PPE

-

Me vullnetin për të gjetur zgjidhje për situatën, Rama dhe Meta vendosen të takohen pak orë përpara vigjiljes së Pashkëve. Me dosje në dorë, kreu i LSI risolli në vëmendje marrëveshjen e 4 viteve më parë mes dy partive, që lidhet me paprekshmërinë e votës.

Në takimin që zgjati për 1 orë e gjysmë, ata diskutuan mbi nevojën e dialogut politik me opozitën, me qëllim kapërcimin e krizës politike. Për dialogun e munguar tashmë do të kërkojnë ndihmën e Partisë Popullore Europiane, grupimi politik pjesë e të cilit është edhe PD.

Dy aleatët, ranë dakord që të djegin votimin e parë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Qëllimi është zgjedhja e një Presidenti sa më konsenusal.

Kreu i LSI-së, tha se është i gatshëm të takohet me kreun e opozitës Basha. I pyetur nga mediat mbi vijimin e koalicionit PS-LSI, Meta e anashkaloi. Ai përsëriti qëndrimin për dialog me opozitën, për kalimin nga kriza politike. Por reagimi i opozitës së djathtë ka qenë i menjëhershëm. Kreu i PD Lulzim Basha tha se pa qeveri teknike nuk ka zgjedhje në Shqipëri.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts