“Pashka le të ripërtërijë jetën tonë, e ta jetojmë këtë feste me ngazëllim paskal, i cili nuk e injoron realitetin e ashpër të jetës, por e tejkalon dhe e transformon me hirin dhe fuqinë e Krishtit të ngjallur”. Me këtë mesazh ju drejtua besimtarëve në urimin e tij për festën e Pashkeve, at Nikolla Petani famullitar i Kishës Ortodokse.
Frika për sulmet terroriste nuk egziston për sa kohë ne shquhemi për harmoninë fetare në mesin tonë, tha at Petani në përgjigje të interesit të medias mbi deklaratën e ambasadës Amerikane rreth frikës për sulme.