Radhe te gjata deri afro nje kilometer nga dy anet e kufirit, janë evidentuar te shtunen ne piken kufitare doganore te Muriqanit. Pushimet e fundjaves dhe festa e Pashkeve janë shoqeruar me fluks te lëvizjes se shtetasve si ne drejtim te Ulqinit dhe ne vende te Europes, ashtu dhe ne drejtim te Shqiperise e Kosoves. Sipas te dhenave nga shërbimi i policise kufitare Muriqan, deri ne oret e drekes kane qarkulluar neper ketë pike rreth 7000 qytetare dhe mbi 2000 automjete, nderkohe qe me 12 – 13 mars ishin afro 3500 me 1145 automjete. Ka keshtu nje dyfishim te numerit si ne hyrje për ne Shqiperi ashtu dhe ne dalje. Disa nga te intervistuarit na thane se kishin mbi 1 ore qe prisnin ne radhe, dhe se nuk e justifikonin nje vonese te tille.
Qytetaret kerkojne qe për fundjave te lehtësohen procedurat e kalimit si nga pala shqiptare ashtu dhe malazeze. Por shërbimet e policise kufitare nga dy anet e kufirit kane bere ate qe eshte ne dore te tyre, shtimin e sporteleve duke punuar me nga 6 nga secila pale. Ndersa vonesat qe krijohen gjate kontrolleve, e sidomos ato qe kane te bejne me drogen dhe lendet narkotike eshte e pamundur te mënjanohen, përkundrazi keto dite ka nje shtim te kontrollit ne ketë drejtim nga dy anet e kufirit.