FESTE SURPRIZE PER DITELINDJEN E DY ANETAREVE TE LRI SHKODER.

0
9

Ka koinçiduar ne nje mbremje te veçante siç eshte vigjilja e Pashkeve, ditelindja e dy anetareve te Levizjes Rinore per Integrim, qe kjo force politike nen kujdesin e veçante te deputetit Agron Çela t’ia festonte ne menyre speciale 20 vjetorin Albi Ishmakut dhe 25 vjetorin Lorenc Koçit. Mbremjes festive zgjodhi t’i bashkohet vete deputeti Çela, sebashku me koleget Dritan Ylli dhe Gezim Podgorica, si dhe qindra anetare e simpatizante. Duke ju uruar ditelindjen dy anetareve te LRI, deputeti Çela percolli nje urim edhe per te gjithe besimtaret e krishtere qe festojne ringjalljen e Jezu Krishtit.

Ishmaku dhe Koçi thone se kete pervjetor nuk do ta kishin festuar po te mos ishte mbeshtetja e deputetit Çela.

Me pas gjithçka i ka lene vendin festes dhe ritmeve ne shoqerine e njeri tjeterit, per disa ore me radhe.

Ky detaj i bukur festiv percjell edhe njehere tjeter mesazhin qe LSI mbetet nje familje e madhe per te gjithe anetaret dhe simpatizantet e saj, qe di te punoje, por edhe festoje e vleresoje.