Politika uron festen e Pashkeve ne Famulline e Shkodres.

0
11

E diela, dita e pare e festes se Pashkeve pas meshes se ores 10.00 eshte shoqeruar me vizitat tradiconale te urimit ne famulline e “Shen Shtjefnit”. Arqipeshkevi i Shkoder – Pult, imzot Angelo Massafra dhe famullitari dom Artur Jaku ne emer te te gjithe besimtareve te krishtere, si prijes te kishes katolike ne Shkoder kane marre urimet e Pashkeve nga drejtuesit vendore, deputete te qarkut dhe qytetare. Ata njezeri kane uruar per dite me te mira e te begata dhe festa e Pashkeve si simbol i ringjalles, te ringjalle ne zemrat e secilit prej nesh me shume shprese e dashuri. Fillimisht ishin perfaqesuesit e Levizjes Socialiste per Integrim deputeti Agron Çela, anetari i kryesise Dritan Ylli, prefekti Paulin Radovani qe uruan per dite me te mira e te begata. Ata theksuan se shembulli i bukur festimeve te gjithe se bashku qe ben vendi yne, le te jete shembull per te gjithe.

Me pas ishin perfaqesuesit e Partise Demokratike dhe pushtetit vendor qe uruan Pashket per te gjithe besimtaret e Krishtere.

Besimtaret katolike ne gjithe boten perfshire edhe ne vendin tone kremtojne Festen e Pashkes, Diten e Ringjalljes se Krishtit. Kjo eshte festa me e madhe e kalendarit liturgjik te Krishtere.