Thursday, April 25, 2024
HomeSportHebaj, talenti që po rritet tek Vllaznia

Hebaj, talenti që po rritet tek Vllaznia

-

Ka qënë padyshim futbollisti më i spikatur i ndeshjes, jo vetem për golin e shënuar ndaj Partizanit, por Rubin Hebaj tronditi portën e miqve ku topi edhe pse dy here preku pjesen e brendshme të shtyllës horizontale si dhe vijen fatale nuk mori miratimin e arbitrave, ndërkohë që edhe gjatë ndeshjes ka qënë i kudo-ndodhur në fushën e lojës. Menjëherë pas ndeshjes, Hebaj shpreh emocionet e tij për këtë sfidë duke vlerësuar edhe skuadren që ka 6 ndeshje pa humbje.

Në këtë takim ai luajti nga minuta e parë duke zëvendësuar Bakajn e skualifikuar me tre të verdha, ndërkohë që një gjë të tillë do të dëshironte ta kishte edhe në ndeshje të tjera sa herë t’i jepet mundësia.

Ashtu si edhe tekniku Cungu, edhe Hebaj flet për akuzat e adresuara nga kampi kuksian në adresë të Vllaznisë duke shprehur kënaqësinë që përgjigja e duhur atyre iu dha në fushën e lojës.

Autori i katër golave në këtë sezon futbollistik, flet edhe për momentin përpara shënimit të golit kur gjuajtje e tij të gjithë e menduan si gol të rregullt.

Duke folur për ndeshjen e ardhshme, Hebaj që shpreson të ketë minuta edhe në këtë sfide të rëndësishme, shpreh besimin se edhe pse i pret një përballje e vështirë, Vllaznia do të vijojë të luajë fort dhe e mobilizuar me synim marrjen e rezultateve positive.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts