Presidenti Bujar Nishani dekori me titullin ‘Nder i Kombit’ klerikun, kardinalin Ernest Troshani. Për kreun e shtetit, Petku i kuq i Kardinalit simbolizon dhe gjakun e derdhur për hir të besimit. Kleriku i persekutuar gjatë regjimi komunist u përballë me torturat nga më çnjerëzore, por kurrë nuk hoqi dorë nga besimi I tij. Për Shqipërinë, besimin katolik kardinal Troshani është tipik i klerikëve të devotshëm dhe besimtarëve të palëkundur.
Troshani u shpall kardinal në 9 nëntor 2016 nga Papa Françesku në lutjen e së dielës në Vatikan-Romë. Trioshani ishte i vetmi prift shqiptar në të gjithë listën që shpallet Kardinal për ta nderuar. Me 21 shtator 2014, ai dëshmoi para Papa Francesku vuajtjet e tij dhe të Kishës shqiptare përgjatë komunizmit, një moment përqafimi të përzemërt dhe përlotje të Papa Françeskut që emocion mbarë botën.