Thursday, September 12, 2024
HomeAktualitetSuperstrade apo rruge rurale?

Superstrade apo rruge rurale?

-

Bukurine qe i shton pranvera, ia shemtojne mbeturinat dhe inertet ! Edhe pse eshte nder akset rrugore me te rendesishme te vendit dhe thuajse e vetmja qe e lidhe Shqiperine me Europen,superstrada Shkoder – Hani i Hotit ne dy anet e saj te ofron ndotje te shumta, si te ishte nje rruge rurale ! Aspak e justifikuar kjo gjendje ne asnjë periudhe te vitit, aq me pak tani kur me sezonin turistik veror shtohet ndjeshem ardhja e turisteve te huaj ne vendin tone, dhe shoqerohen ne udhëtim me skena plehrash dhe inertesh, neper nje hapesire mjedisore nder me interesantet ne Ballkan siç eshte Mbishkodra. Natyrisht qe nuk ka si te ndodhe ndryshe, kur si Bashkia Shkoder ashtu dhe ajo e Malësisë se Madhe, sillen sikur ky aks rrugor te mos kalonte neper territorin e tyre.

Jo vetem dy bashkite, por edhe vete banoret ne fshatrat nga kalon ky aks rrugore, kane detyrimin dhe pergjegjesine për te qene me te kujdesshem  ne mbajtjen paster te mjedisit.

Sezoni turistik veror eshte ne prag dhe rajoni i Shkodres, për vete natyren e tij  me resurse te shumta turistike, frekuentohet nga mijera turiste te huaj. Por si Bashkia Shkoder ashtu dhe Bashkia Malesi e Madhe, sa i perket masave pergatitore për ketë sezon, duket se deri tani nuk kane gje ne terezi !

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts