Ne kuader te dites nderkombetare te monumenteve muzeu “Marubi” ka organizuar nje aktivitet me nxenesit e shkollave 9 vjecare me teme “Cfare fsheh qyteti”? Duke u nisur nga copeza te fotografive te Marubeve, femijet do te kerkojne te gjejne gjurmet e monumenteve ne qytet per te ndertuar nje harte te vogel te thesarit te trashegimise se Shkodres. Qellimi i ketij organizimi eshte eshte promovimi dhe ndergjegjsimi i brezave te rinj per trashegimin kulturore dhe ruajtjen e vlerave te tyre thote Tea Cuni pergjegjese e sektorit te komunikimit dhe promovimit.
Pergjegjesi i sektorit te drejtorise rajonale te kultures kombetare Helidon Sokoli, thote qe eshte e rendesishme qe ne dite te tilla te percillen mesazhe per komunitetin per mbrojtjen dhe mirebajtjen e monumenteve kulturore .
Drejtoria Rajonale e Kultures Kombetare Shkoder, ka organizuar nje sere aktivitetesh ne kuader te dites nderkombetare te monumenteve.