Lëvizja Socialiste për Integrim duket se nuk do të marrë asnjë hap në drejtim të rikonfirmimit të koalicionit me PS pa qartësuar pjesmarrjen e opozitës në zgjedhje që do t’i jepte fund dhe krizës politike në vend. Qëndrimin e bëri me dije kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Luan Rama, i cili teksa u pyet mbi këtë çështje deklaroi prerazi se zgjedhjet janë të parat.
Luan Rama ftoi klasën politike ti largohet marrëzisë dhe të ngrihet në nivelin e përgjegjësisë për tu mundësuar qytetarëve jo vetëm të votojnë por të kenë mundësi zgjedhje. Deputeti i LSI tha se kjo forcë politike do të ushtrojë të gjithë presionin pozitiv për dialog mes palëve.
I pyetur për një takim Rama-Meta sot, ai tha:
Një koment pati dhe mbi proçesin për zgjedhjen e Presidentit të ri, ndërsa refuzoi një përgjigje për kandidaturën e Fatos Nanos.
Lidhur me deklaratat e djeshme të ministrit të jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, i cili i bëri thirrje opozitës të ndërpresë bojkotin e parlamentit Luan Rama iu pergjigj:
Lëvizja Socialiste për Integrim propozoi tre anëtarët për dy komisionet ad-hoc të vettingut.