Ka vendosur të mos e mbyllë vizitën e tij në Shqipëri vetëm me axhendën politike, por të bëjë një ndalesë të veçantë në muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi”. Aty ku historia e Shqipërisë vjen e dokumentuar përmes artit të fotografisë, ministri i Jashtëm i Vendeve të Ulëta Bert Koenders mbeti i impresionuar ndërsa pa nga afër një prej muzeve unikë në Ballkan, por mes atyre me vlera të radha edhe në Europë. Eshtë një udhëtim në historinë, pikërisht në historinë e këtij vendi, jeten e njerezve dhe vertetë të merr me vete në kohë thotë Koenders.
Eshtë hera ime e parë dhe kam shumë për thënë për të këtë muze të vecantë. si fillim më ka impresionuar projekti arkitektonik, dekorimi i muzeut, dritaret dhe cdo gjë që ka të bëjë me dekorin, është interesante. Nuk e di të gjithë historikun e muzeut “Marubi”, por mund të them me siguri që është frymëzim për artistët e rinj.
Ai do të kthehet përsëri, por nuk harron të përcjell një mesazh për të gjithë turistët Europian që të mos kursejnë një udhëtim në Shqipëri për të parë këtë muze.
Përfundimisht do të kthehem, pasi këtu gjeta të dhënë në mënyrë ndryshe historikun e një vendi. Dua t’u them të gjithë turistëve të interesuar te historia, të vijnë në Shqipëri. Pasi këtu mund të gjejnë të përshtatur natyrshëm traditën me modernen, pushimet, relaksin dhe cdo gjë të endërruar për pushime ideale
Ministri i Jashtëm i Vendeve të Ulëta shoqërohej në këtë vizitë nga ambasadorja e Hollandes në Shqipëri dhe stafi i tij i ngushtë. Ata u njohen me historinë e “Marubit” përmes fotove por edhe bashkëbisedimit me drejtorin Bedeni, të cili i uruan suksese në rrugëtimin e metejshëm të ketij muzeu.