Sunday, September 8, 2024
HomeAktualitetMonumentet e pambrojtura ne Lezhe

Monumentet e pambrojtura ne Lezhe

-

Lezha është një qytet i mbushur me histori por çuditërisht monumentet e kulturës po shkojnë drejt rrënimit total. Projektimi për një qytet që i referohet turizmit, mbetet ende një mision që kërkon përpjekje dhe investime për një qytet, i cili ende nuk disponon asnjë muze për prezantimin e historisë, etnografisë dhe kulturës se saj. Në Lezhë janë rreth 20 monumente kulture që duhej të mbroheshin nga shteti dhe dhjetra objektë të tjera kryesisht të kultit por edhe kulla të lashta të cilat nuk janë marrë në mbrojtje dhe nuk njihen nga Ministria e kultures. Me e rende është gjendja në të cilen janë monumentet e Rendesisë së Vecantë sic është Kalaja e cila në shumë pjesë të saj është demtuar dhe rrezikon të shembet. Në një situatë të tillë ndodhet edhe memoriali i Skenderbeut një nder resurset kulturore me të rendesishëm jo vetëm për Lezhën por për mbarë popullin shqiptarë.

18 prilli i njohur si dita nderkombetarë e monumenteve duhet të sherbej si këmban alarmi për ministrinë e Kultures dhe cdo institucion tjeter që të marrin në mbrojtje monumentet e trashegimis kulturore dhe të investoj për ruajtjen e tyre edhe për brezat e ardhshem.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts