Në vijim të nderimit të figurave të sportit të çiklizmit shkodran, Federata Shqiptare e Çiklizmit ka planifikuar organizimin e kupës “Brahim Syka”. E veçanta e kësaj kupe qëndron në faktin se në ndryshim nga kupat e mëparshme në nderim të familjes “Muriqi”, Gani, Ruzhdi e Fuat Muriqi, si dhe “Agim Tafili” të cilët sot nuk jetojnë, aktiviteti në fjalë i detikohet një figure që jeton dhe vazhdon të jetë pjesë aktivie e sportit të çiklizmit. Bëhet fjalë për Brahim Syken, një ish çiklist i Vllaznisë dhe i ekipit tonë përfaqësues, i cili së bashku me dy vëllezërit Tafili, si dhe Leonard Kolen dhe të tjerë ka qënë protagonist i sa e sa sukseseve në vitet ‘80-të e në vazhdim. Kupa në fjalë ka në programin e saj dy etapa duke pasur si konkurues grupin e Çiklistëve të rritur dhe ato katedë. Dita e parë e këtij aktiviteti ishte pedalimi që bënë çiklistët më të mirë të vendit tonë diten e mërkurë në itenerarin Milot-Shkodër për katedë dhe junionë në distancen 60.5 kilometra dhe për U-23 – elite, Kashar-Shkodër në distancë 81 kilometra.
Referuar etapës së parë për këtëgorinë e katedetev-junior, e cila u shoqërua me një mot aspak të mirë, reshje të vazhdueshme shiu dhe temperatura të ulta, figurën më të mirë sportive e bënë çiklistët e Vllaznisë të cilët të drejtuar nga trajneri i tyrë Leonard Kola mbërritën të parët në finish. Dyshja e spikatur shkodrane, Leonard Kola dhe Alfons Rrashkadoli janë shkëputur nga grupi duke mbërritur të parët në finishin e bulevardit “Zogu i parë” të Shkodrës. Bruno Kola, djali i trajnerit kuqeblu, Leionard Kola ka kaluar i pari vijen e mbërritjes me kohën 1 orë, 36 minuta dhe 20 sekonda, dhe me vetem një second më tepër, i dyti është bashkëqytetari i tij, Alfons Rrashkadoli po i Vllaznisë. Me 1 minutë dhe 25 sekonda më pas ka mbërritur i treti, që është Sali Ballgjini i Teutes së Durrësit, përkatësisht me kohën, 1 orë, 37 minuta dhe 46 sekonda