Ne palestren e shkolles“ Branko Kadia ‘, u zhvillua gara me patina me pjesmarrjen e djemeve dhe vajzave te shkollave 9 – vjeçare te qytetit te Shkodres. Kjo veprimtari vjen ne kuader te manifestimeve sportive qe po zhvillon Drejtoria Arsimore Rajonale. Sipas inspektorit te sporteve ne kete drejtori Entri Çaku, ky aktivitet eshte pjese e kampionatit pranveror qe Drejtoria Arsimore Rajonale ne bashkepunim edhe me Qendren Kulturore te femijeve organizojne cdo vit.
Veprimtarite sportive te organizuara mes shkollave jane zhvilluar ne disiplina sportive si shah, minifutboll, volejboll, ping pong etj.. Keto aktivitete, vleresohen si nje mundesi e mire per ta shfrytezuar sportin si mjet edukimi dhe argetimi.