Një inspektor i shërbimit pyjor është proçeduar në gjendje të lirë, ndërsa kryeplaku i fshatit Xhaj u shpall në kërkim nga policia, pasi kjo e fundit gjeti 168 fidanë të dyshuar kanabis sativa, në një operacion policor të zhvilluar në Shkrel. Në kuadër të plan-veprimit “për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike”, uniformat blu ushtruan kontroll territori në vendin e quajtur Bjeshkët e Draganit, fshati Xhaj, Njësia Administrative Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe. Si rezultat i kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Stanet e Draganit” në një faqe mali të pyllëzuar është konstatuar një parcelë e ndarë në formë brezaresh, në të cilën ishin të mbjella në tokë në shishe plastike me fundin e tyre të prerë gjithsej 168 fidanë të dyshuar narkotikë, cannabis sativa me lartësi nga 2 deri në 5 cm. Në lidhje me këtë rast, është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallzim i krimit”, shtetasi: D.D, 59 vjeç, banues në fshatin Ducaj, Malësi e Madhe, me detyrë Inspektor i shërbimit pyjor, Bashkia Malësi e Madhe. Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Rr. P, 61 vjeç, banues në fshatin Xhaj, Malësi e Madhe, me detyrë Kryetar i fshatit Xhaj, për veprën penale “Moskallzim i krimit”. Nga ana e policise u kryen veprimet proceduriale dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
………..
Shkodrani ekstradohet nga Athina
I denuar me burgim te perjetshem per vrasje
Gjatë 24 orëve të fundit policia e shtetit ka ekstraduar nga Athina një shtetas shqiptar te dënuar për vrasje. Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi i Perikli Marku, 53 vjeç, lindur në Shkodër. Policia bën me dije se Marku është dënuar me burgim të përjetshëm, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin penal nr.39 datë 20.05.2002 për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” dhe Gjykata e Lartë e ka dënuar me 16 vjet dhe 8 muaj në burg, për kryerjen e veprave penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”; dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”. Ngjarja ka ndodhur me 06.10.2000, rreth orës 15:00 në vendin e quajtur lagjia e Spitalit në Lezhë, ku Perikli Marku ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasit B. A dhe B. Z. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij. Shtetasi i lartpërmendur iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.