Saturday, April 20, 2024
HomeAktualitetBelba:Digat e drinit janë shume te sigurta

Belba:Digat e drinit janë shume te sigurta

-

Për përgatitjen e Planit te Gatishmerie për Rastet e Emergjencave qe shkaktohen nga përmbytjet ne Qarqet Shkoder dhe Lezhe, i pari plan zyrtar ky ne ketë drejtim për ketë rajon, Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare u eshte referuar shume te dhenave nder nder shekuj qe kane te bejne me prurjet e lumit Drin, për te arritur ne parashikime deri per njemije vjet. Drejtori i Divizionit te Gjenerimit te Energjise Lektrike ne KESH, Ilir Belba, tha se mbi bazen e ketyre te dhenave, eshte arritur qe te  merren masat paraprake për te njoftuar ne kohen e duhur popullsine qe te mos rrezikoje nga përmbytjet, pavaresisht situatave sado te renda qe mund krijohen.

I pyetur për sigurine e digave ne kaskaden e Drinit, Belba tha se ato kane siguri absulute, pasi janë projektuar te tilla e gjithashtu edhe kontrollohet e mirembahen vazhdimisht, për te ruajtur jetegjatesine e tyre.

Na kaskaden e Drinit janë ngritur 3 hidrocentrale me 3 diga, Vau Dejes, Komani dhe Fierza, ndersa ne prespektive eshte edhe ndertimi i hidrocentralit te Skavices.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts