Fati i njesive administrative ishtë në qender të diskutimeve gjatë një takimi të zhvilluar në Lezhë nga shoqata e Bashkive të Shqiperisë. Me ndarjen e re territoriale kompetencat e ketyre njesive janë t’kurrur dhe tashmë administratoret hasin në shumë pengesa që veshtiresojnë dhenien e sherbimeve për qytetaret. Drejtori Ekzekutiv i Shoqates së Bashkive Agron Haxhimali u shpreh se situata me e veshtire pritet të jetë fillimi i vitit 2018 ku disa njesi administrative mund të shkrihen me vendim të keshillave bashkiak për tu bashkuar me të tjera në bazë të disa kritereve të parashikuara me ligj. Ai tha se bashkitë duhet të tregohen të kujdesshme se në rast se do të ketë levizje të tilla qytetaret të mos mbeten pa sherbimet e duhura.
Takimi i realizuar me administratoret e Veriut kishte si qellim evidentimin e problemeve që po hasen në terren dhe mundesine e gjetjes së një zgjidhje në të mirë të sherbimit ndaj qytetareve.