Thursday, March 28, 2024
HomeKronikaFinalizohet operacioni policorë “The Wave”

Finalizohet operacioni policorë “The Wave”

-

Në kuadër të operacionit policorë të koduar “The wave” arrestohen në flagrancë tre shtetas të cilët po transportonin 11 kilogram lëndë narkotike.  Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Seksioni për Hetimin e Narkotive në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe dhe  me  Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit,  pas një hetimi të policor 2 mujor u u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:  Lodovik Vonaj, 33 vjeç, banues ne Reç, Shkodër, i dyshuar se ka kryer veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike në bashkëpunim”,  Lekë Vonaj, 36 vjeç, banues në Reç, Shkodër. I dyshuar se ka kryer veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike në bashkëpunim”, Hysni Skënderaj,  58 vjeç,  lindur dhe banues në Qafë-Gradë, Malësi e Madhe, i dyshuar se ka kryer veprën penale  “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Shtetasit e lartpërmendur u kapën në vendin e quajtur fshati Reç, konkretisht në parkimin e një lokali, ku në bagazhin e  automjetit tip Lancia me targë AA 504 CI, në pronësi të Ludovikut, u gjetën dhe u sekuetruan në cilësinë e provës materiale 11 kg lëndë narkotike e dyshuar si cannabis sativa.Gjithashtu  gjatë kontrolleve të ushtruara  në banesën e shtetasit  Hysni Skënderaj u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu  Çifte, të  cilën e  mbante pa leje. Materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts