Biblioteka e Universitetit “ Luigj Gurakuqi “ te Shkodres, eshte ne atmosferen e festes se javes se librit qe pritet te zhvillohet brenda ketij muaji. Nisur nga rendesia qe ka ky eveniment kulturor, stafi i ketij institucioni do te organizoje nje sere aktivitetesh, ku ne qender te tyre do te jete rendesia e punes me librin ne edukim dhe formim. Ne diten boterore te librit dhe drejtes se autorit, drejtoresha e ketij institucioni Alida Luka duke folur per per Tv1 Channel, prezanton kalendarin e veprimtarive te hartuara enkas per javen ne vazhdim:
Java e librit eshte nje organizim i hershem i kthyer ne tradite, pasi qe nga viti 2012 ne si biblioteke e kemi mbeshtetuar punen tone ne tre kolona te rendesishme, thekson Luka. Fillimisht kemi inicuar hapjen e ekspozitave “biblioteka e dyerve te hapura”, per te vazhduar tek nisma e shperndarjes se librave mes studenteve dhe se fundmi tek i ftuari i veçante qe i perket botes se kultures.