Saturday, April 20, 2024
HomeAktualitetMblidhet asambleja e KF Vllaznia

Mblidhet asambleja e KF Vllaznia

-

Ndryshe nga mbledhja e pare qe deshtoi per shkak te kuorumit, kete here asambleja e Klubit te futbollit Vllaznia i zhvilloi punimet, ndonese me pjesmarrje te ulet te keshilltareve. Bojkotin me te madh ne kete mbledhje ja bene keshilltaret e partise demokratike dhe u desh plot 30 minuta telefonata, per te plotesuar kuorumin. Edhe per drejtimin e mbledhjes u desh te terhiqej vemendja se nuk lejohej nga kryetari i keshillit bashkiak Xhemal Bushati, gje per te cilen dakortesia u arrit vetem pasi u hodh ne votimi.

Më pas, nga ana e këshilltarëve, njëkohësisht edhe antarë të asamblesë së Vllaznisë është treguar interes në lidhje me aktivitetin në përgjithësi të klubit kuqeblu, duke mos munguar edhe pyetje dhe diskutime të ndryshme.

 

Pas diskutimeve u zhvillua votimi per rendin e dites, ku 6 pika kaluan me shumice ndersa nje u rrezua, duke u shtyrë që të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme. Keshtu u miratuan pasqyrat financiare të shoqërisë, të vitit 2014, 2015, emërimi i ekspertit kontabël të autorizuar dhe miratimin i skemës së shpërblimit, miratimi i nivelit të pagave të punonjësve të shoqërisë, miratimi i tarifave për nxënësit e Akademisë së Klubit të Futbollit Vllaznia sh.a., miratimin e projekt buxhetit të shoqërisë për vitin 2017. Ndërkohë që miratimi i projekt statutit të shoqërisë KF Vllaznia sh.a. është shtyrë për mbledhjen e ardhshme, ku nga sa u tha nga antarët e asamblesë por edhe përfaqësuesit e KF Vllaznia, shtyerja ka për qëllim përmirësimin e disa elementeve të këtij statuti që t’i shërbejë sa më mirë aktivitetit në vazhdim të klubit shkodran.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts