40 persona në vështirësi ekonomike dhe pa të ardhura, do të ketë një portë të hapur prej kësaj të enjtë për ushqimin e përditshëm falë provincës Françeskane Shqiptare “Zoja Nunciatë” në Shkoder. Është zgjedhur kjo atmosferë e javës së Pashkëve që të hapet mensa për personat e varfër, me qëllim që t’iu përgjigjen sadopak nevojës së këtyre njerëzve në vështirësi. E ngritur në mjediset e kuvendit të eterve Françeskanë, ne ceremoninë inauguruese morën pjesë besimtarë, drejtues të lartë të Kishës Katolike si dhe përfaqësuesit vendore.
Imzot Angelo Massafra, kreu i konferencës ipeshkvnore kërkoi që ky shembull të na bëjë të gjithëve me solidar.
Ndërsa kryetarja e bashkisë Voltana Ademi, e quajti këtë mensë si dëshmi e zemrës së madhe që kanë Shkodranët për të ndihmuar njerëzit në nevojë, edhe pse shpesh ekonomia e tyre nuk është ne nivele shumë të mira. Qendra në fjalë do të sherbejë për ushqimin e këtyre personave me vaktet ditore, falë bujarisë se besimtareve katolik të kësaj famullie, që janë kontribuesit kryesor si në të holla, ashtu edhe me dhurimet ushqimore.