Qarqet Shkoder dhe Lezhe me ne fund kane nje Plan Gatishmerie për rastet e emergjencave qe shkaktohen nga përmbytjet, e veçanërisht ato te ujembledhesit te Drinit. Ky plan i përgatitur nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, u Prezantua ne Prefekturen Shkoder, ne pranine e Prefektit Paulin Radovani, Adminstratorit te KESH-it, Agron Hetoja, dhe te perfaqesuesve te pushtetit vendor e te emergjencave civile te njesive te qarqeve Shkoder dhe Lezhe. Drejtori i Pergjithshem i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, kujtoi se Shqiperia eshte përcaktuar nga organizata e kombeve te Bashkuara si vendi me rrezikshmerine me te larte natyrore ne Europe, ndaj ky plan ka rendesi te madhe për tu mos u gjendur te papërgatitur për raste te renda emergjente, dhe te ndimoje bashkite për te përgatitur me kohe masat paraprake.
Prefekti i Qarkut te Shkodres, Paulin Radovani, duke e vlerësuar maksimalisht ketë plan, kërkoi qe te ndërhyhet edhe ne rregulloren e digave, pasi ka keqkuptime te medha.
Ndersa N/Kryetari i Bashkise Shkoder, Arben Gjuraj, ngriti si problem kontrollin për dhënien e lejeve te ndertimit te hidrocentraleve ne basenin e Drinit, për te shmangur abuzimet. Ujembledhesi i Drinit ka nje sipërfaqe prej 14.173 km kateror, ndaj masat parandaluese kane për qellim qe te mbrojne nga përmbytjet nje popullsi prej 195 mije banore.