16 Km rruge në Torovice kanë nxjerrë banoret e kësaj njesie vendore në protestë përpara bashkisë së Lezhës për më se dy ore. Protestuesit shprehen se politika i ka mashtruar dhe i ka diskriminuar dukë i lënë jashtë çdo investimi. Të irrituar nga mungesa e vemendjes prej te gjitha forcave politike, ata shprehen se do të bojkotojnë zgjedhjet e qershorit si dhe do të bllokojnë rrugen nacionalë Lezhë – Shkoder në rast se kërkesat e tyre nuk merren parasysh. Rikonstruksioni i Rruges, bonifikimi itokes, demshperblimi nga permbytjet, strukturimi i energjisë elektrike janë disa nga kërkesat e ketij komuniteti.
Kjo nuk është hera e parë që banoret e Torovices kerkojnë rikonstruksionin e rruges e cila iu është premtuar në cdo fushat elektoralë e megjithatë heshtja është e vetmja përgjigje që kanë marrë, ndaj ata kercenoj edhe me bojkotim të zgjedhjeve të qershorit. Bashkia e Lezhës ka paraqitur pranë qeverisë një projekt për rrugen e Torovices por që ende nuk ka marrë driten jeshilë për tu zbatuar.