Thursday, April 18, 2024
HomeKronikaM. Madhe, parandalohet krimi

M. Madhe, parandalohet krimi

-

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar nga policia e Malësisë së Madhe, pasi konflikti për pronësinë për pak nuk përfundoi në tragjedi. Rasti u regjistrua në fshatin Lohë e Sipërme, Njësia Administrative Shkrel, Malësi e Madhe, ku konflikti mes shtetases M. J, 26 vjeçe, dhe shtetasit Alfred Jakaj, për motive pronësie, degjeneroi në përdorimin e armës. Sipas njoftimit të policisë, pas debateve me fjalë fyese mes tyre, shtetasi në fjalë ka qëlluar tre herë në ajër me armë zjarri duke e kanosur për jetën shtetasen M.J. Nga ana shërbimeve policore me të marrë njoftimin është ndërhyrë për parandalimin e përshkallëzimit të këtij konflikti dhe pasi janë vënë në ndjekje të shtetasit të dyshuar Alfred Jakaj, është arritur që të kapet në flagrancë, bashkë me armën e krimit. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera u bë arrestimi në flagrancë i 35 vjeçarit Jakaj, banues në Lohë e Sipërme. Gjithashtu u bë sekuestrimi në cilësinë provës materiale i armës së zjarrit të tipit Pushkë gjysëm automatike. Të dy shtetasit po merren në pyetje nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore rreth konfliktit që ka ardhur për motive pronësie dhe pretendimeve që ato kanë. Materialet e përgatitura për këtë hetim iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts