Te pedalojne me bicikleta neper rruget e qytetit. Kane zgjedhur kete forme sensibilizimi nxenesit e shkolles 9 vjecare “Ismail Qemali” ne kuader te dites boterore te tokes, si nje mesazh per te gjithe qytetaret dhe bashkemoshataret e tyre qe duhet te kontribuojne sa me shume ne mbatjen paster te qytetit, me qellim shmangien e papastertive pasi po ndikojne ne perhapjen e semundjeve te ndryshme.
22 prilli shenon diten nderkombetare te Tokes, e cila konsiderohet si dita e apelit ndaj problemeve qe lidhen me degradimin e tokes, braktisjen dhe keqperdorimin e saj, ndotjen nga industrite kimike dhe erozionin e shkaktuar nga shpyllezimet masive. Qellimi i kesaj dite eshte angazhimi i te gjithe njerzve ne mbrojtje te tokes.