Sunday, September 8, 2024
HomeSportBoks, Vllaznia e dyta për 14 vjeçarët

Boks, Vllaznia e dyta për 14 vjeçarët

-

62 boksierët më të mirë të vendit, përfaqësues të 11 ekipeve pjesëmarrëse konkuruan për dy ditë me radhë në qytetin e Shkodrës ne kuadrin e kampionatit kombëtar për moshat 12-14 vjeçarë, ndeshjet e të cilit u zhvilluan në palestren e boksit të klubit Vllaznia. Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe Vllaznia e Shkodrës që ka për drejtues, Klaudio dhe Emiliano Çekini. Ky i fundi në cilësinë e zv.trajnerit të Vllaznisë vlerëson aktivitetin në fjalë, ndërkohë që shprehet shumë optimist me brezin e rin dhe të talentuar që bën pjesë në këto mosha.

Më tej, Çekimi flet edhe për bashkëpunimin e mirëfilltë që ato si ekip moshash kanë me ekipin e parë, duke garantuar se nga gjiri i ekipit të tyre do të ketë furnizim të bollshëm me element cilësor në ekipin e parë.

Në përfundim të ndeshjeve finale të ditës së dytë, gjyqtaria kryesore e aktivitetit ka cilësuar dy boksierët shkodranë, Erjon Deda dhe Angjelin Dardha si boksierët më të mirë të kampionatit. Deda dhe Dardha, përkatësisht kampionë kombëtarë në peshat e tyre u cilsuan si boksieri më i mirë, i pari dhe boksieri më luftarak i dyti. Ndërsa, në klasifikimin, vndin e parë si ekip e meritoi Teuta e Durresit, në vend të dytë Vllaznia dhe Tirana e treta.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts