Protesta e banoreve te Torovices, qe kerkojne ndertimin e rruges, në ditën e dytë të te saj eshte zhvendosur tek kryqëzimi ne Balldre, segment i superstrades Lezhë-Shkodër, ku bllokuan për disa minuta qarkullimin e automjeteve. Këtij tubimi iu bashkuan kreu i bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj,Prefekti Eduard Ndreca dhe nënkryetarja e LSI në Lezhë, Prenda Sejdia.Bashkimi i të gjithe drejtuesve ,dha mesazhin se ndjenin përgjegjesi për 6 mijë banorë te Torovices, te cilet janë te izoluar për shkak te amortizimit te rruges, dhe njezeri kerkojne angazhimin e Qeverise për ketë problem. Kryetari i Bashkise, Fran Frrokaj, theksoi se ka kohe qe Qeverise i eshte derguar projekti për investimin ne kete segment.
Prefekti Eduard Ndreca tha se iu bashkua kësaj proteste me dashamirësi duke marrë parasysh hallet e kësaj zone,dhe premtoi se Rilindja Urbane do të investojë në këtë rrugë….
Ndersa nënkryetarja e LSI,Prenda Sejdia, beri thirrje qe qeveria te nderhyje sa me pare për ndertimin e rruges se Torovices.