Wednesday, April 24, 2024
HomeSportVllaznia, hapi i parë drejt titullit

Vllaznia, hapi i parë drejt titullit

-

Ëndërra e shkodranëve për të fituar titullin kampion në volejboll për meshkuj është më afër se kurrë. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Mark Kroqi munden mbrëmjen e së premtes brenda në kryeqytet Studentin me rezultatin 1 me 3. Ndeshja në fjalë ishte për llogari të ballafaqimeve finale të fazës së Plej-Ofit, ku kjo e kësaj radhe ishte e para nga pesë të tilla që përmban rregullorja e Federatës Shqiptare të Volejbollit, ndër të cilat duhet të fitohen tre të tilla për t’u shpallur kampion. Për të ardhur në finale, Vllaznia sfidoi dy here në gjysëmfinale Partizanin, skuadër kjo e konsideruar si më e forta dhe pretendentja për titull duke u përballur në finale e fazës së Plej-Ofit me Studentin, i cili nga ana e tij eleminoi Farka Volej. Ecuria pozitive e volejbollistëve shkodranë vazhdon edhe në takimin e parë final, atë të luajtur mbrëmjen e së premtes në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit, ku Vllaznia dhuroi sërishmi spektakël për të pranishmit. Edhe pse ishte në avantazh duke i pasur të gjitha mundësitë ta fitonte setin e parë, gabimet në protjen e topit të parë, dhe sidomos në shërbim bënë që Studenti të përfitojë duke dalë fitues me shifrat 25 me 21. Por, vetem kaq, sepse në tre setet e tjera është Vllaznia që dominon në fushën e lojës, ku Rrashketa, dy vëllezërit Nikolin dhe Anton Qafarena, Xhorxheviç, Kola, Lloshi, Çekini, Miloti, Drinazi, Gjoklaj, Jukni, janë të papërmbajtshëm. Pasi fitojnë setin e dytë me shifrat 23-25, fitojnë edhe dy të tjerët 16-25 dhe 2-25 duke e fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin e përgjithjshëm me sete 1 me 3. Takimi i dytë finale, Vllaznia-Studenti luhet të martën e ardhshme në orën 18.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, në një ndeshje ku pritet të ketë një interesim tejet të madh nga ana e tifozërisë shkodrane në mbështetje të ekipit të tyre të zemres, i cili më shumë se asnjëherë tjetër është pranë objektivit të fitimit të tillit kampion. Pas hapit të parë pozitiv në Tiranë, kuqeblutë janë në pritje të fitores edhe në ndeshjen e dytë, ndërkohë që nëse kalohet me sukses ballafaqimi i së martës në Shkodër, atëherë titulli me të gjitha ghjasat do të vendoset të premten e ardhshme në ballafaqimin e tretë që do të luhet përsëri në Tiranë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts