Më shumë dritë mbi historinë e ikjes nga Shkodra dhe mbërritjes në Genazzano të “Zojës se Keshillit te mire”, po ashtu edhe mbi vet afreskun e shkëputur nga kisha rrëzë kalasë tentoi të hedhë dritë konferenca shkencore ndërkombetare që shenoi çeljen e aktiviteteve kushtuar 550 vjetorit të shpërnguljes së figurës së Zojës. Studiues, drejtues të lartë të kishës katolike dhe pushtetit vendor, historian etj u bënë pjesë e punimeve të kësaj konference, që me referimet e tyre hodhën dritë në disa këndvështrime, shumë prej tyre të panjohura më parë.
Për arqipeshkëvin e Shkodres imzot Angelo Massafra emocionet e kësaj dite janë të shumta, sepse si drejtues i kishës katolike ai kremton një përvjetor të rëndësishëm kushtuar pajtores së Shqipërisë.
Në këtë ditë erdhi si dhuratë e veçantë nga kryeministri i vendit edhe publikimi i imazheve të restaurimit të kryevepres së 1800-es, që ëshët pikërisht portreti i Zojës së Shkodres me Jezusin fëmijë. Restaurimi erdhi falë bashkepunimit të Ministrise së Kulturës me laboratorët e ekselencës së institutit Palazzo Spinelli në Firence.