Lëvizja Socialiste për Integrim e Shkodres në prag të fushatës elektorale të 18 qershorit, ka prezantuar Departamentet Organizative, që vijnë si një risi e kësaj force politike për këtë proçes elektoral. Ka qënë deputeti Agron Çela që sëbashku me anëtarin e kryesisë Dritan Ylli dhe koordinatorin Gëzim Podgorica, e prezantoi atë përpara drejtuesve të rajoneve, ku në krye të punës është emeruar Shpëtim Lame. Në fjalën e tij deputeti Çela pasi e falenderoi për punën shumë të mirë në krye të Hipotekës, shprehu bindjen se përgjegjesia e re që ka marrë mbi supe Lame, garanton një sukses të radhës për LSI-në.
Nga ana e tij Shpëtim Lame pas falenderimit per besimin qe i eshte dhene ne kete detyre te rendesishme shprehu bindjen se me perkushtimin e treguar nga tejithe, rezultati ne zgjedhjet e 18 Qershorit do te jete spektakolar.
Nga zgjedhjet e 18 qershorit, LSI do të dalë jo vetëm me një rezultat më të mirë se në zgjedhjet e shkuara, por edhe me më shumë përgjegjesi për t’i shërbyer qytetarëve ashtu siç duhet thanë në fjalën e tyre Ylli e Podgorica.
Departamentet të ndara sipas sektorëve, do të përcaktojnë jo vetëm prioritetet e fushatës elektorale të LSI-së, por në të njëjtën kohë duke marrë shqetësimet dhe sugjerimet e qytetareve, do të jenë një garanci më shume për punën që do të bëhet më pas për të zgjidhur problematikat që ka sot Shkodra në bujqësi, turizëm, infrastrukturë, arsim, kulturë etj.