Një ditë pas protestës së banorëve të Torovicës të cilët bllokuan për disa minuta rrugën Lezhë-Shkodër,policia e Lezhës ka nisur procedim penal. Burimi nga komisariati bënë te ditur se disa nga protestuesit u morën në pyetje menjëherë pas tubimit,ndërsa një pjesë tjëtër do të merren ditet ne vazhdim .Policia njoftoi se materialet ne ngarkim te proceduarve iu derguan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Lezhë. Behet fjale per 4 shtetas, banues në Torovicë dhe Marlecaj, te cilet akuzohen se rreth nje ore e gjysem, te “Kryqëzimi i Balldrenit” në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, kanë organizuar një manifestim të paligjshëm me banorë të zonës Torovicë, duke bllokuar njërën korsi të lëvizjes së mjeteve. Ajo që bie në sy,është se cështje penale hapet për disa banorë,ndërsa në protest ishte edhe Prefekti I Lezhës Eduard Ndreca si dhe kreu I bashkisë Fran Frrokaj.Banorët protestuan dy ditë rrjesht në mënyrë paqësore duke kërkuar rikonstruksionin rrugës e cila, amortizimi i te ciles e ka izoluar fshatin dhe varfëruar jetën e më shumë se 6 mijë banorëve.