Tuesday, April 23, 2024
HomeAktualitet25 vite medreseja “Haxhi sheh shamia”

25 vite medreseja “Haxhi sheh shamia”

-

Medreseja “Haxhi sheh Shamia” ka festuar 25 vjetorin e hapjes se dyerve te dijes për nxenësit e Shkodres. Një rrugëtim i nisur në ditë të vështira, e që sot e rendit këtë institucion arsimor mes më të mirave në vend, ku marrin dije mbi 1 mijë të rinj e të reja. Aktiviteti i organizuar në teatrin “Migjeni” mblodhi personalitete të larta në fushën e arsimit, drejtues vendore e përfaqësues politik, si dhe të komunitetit mysliman nga trojet shqipfolese.

 

I ashpër në fjalën e tij ishte zv/ambasadori Turk Sinan Cem Bas i cili nga ky aktivitet sulmoi institucionet arsimore të lidhura me organizatën FETO.

“Kjo medrese edhe kur eshte ndeshur me tentativa komplotuese, dashakeqese te disa qarqeve te erreta ka vazhduar te ece me hapa te sigurte ne rrugen e saj. Me 15 Korrik 2016 vendi yne u ndesh me nje tentative per grusht shteti nga organizata terroriste feto. Kjo organizate terroriste, qe hapur vendosi ne shenjester ekzistencen dhe te ardhmen e vendit tone, per fat te keq ishte e organizuar me institucionet arsimore per te cilat jemi ne dijeni. Kur u kontrolluan keto shkolla, ne ndertesat e tyre u gjenden dhoma te fshehta dhe tunele. Doli qarte se ata per vite te tere nen petkun e arsimit kishin helmuar te rinjte tane dhe u kishin shperlare trute e tyre. Per fat te keq zgjatimet e kesaj organizate veprojne edhe ne Shqiperi. 13 institucione arsimore, nga te cilat 5 jane medrese ndodhen ne duart e kesaj organizate. Secili nga institucionet arsimore e kesaj organizate ne Shqiperi perben nje rrezik per brezin e ri. U bej thirrje familjeve te ketyre femijeve qe studiojne ne keto shkolla ti mbajne larg femijet e tyre nga keto shkolla. Ne shpresojme se edhe shteti shqiptar do te marre masat e duhura ndaj institucioneve arsimore te fetos ne Shqiperi.”

Gjate ketij aktiviteti, per medresen “Haxhi Sheh Shamia” u akordua titulli “Mirenjohja e Qarkut” nga Keshilli i Qarkut Shkoder si dhe u shfaq dokumentari kushtuar rrugëtimit të bërë në këto vite.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts