Friday, March 29, 2024
HomeSportKuqeblutë nisin përgatitjet anti-Korabi

Kuqeblutë nisin përgatitjet anti-Korabi

-

Kuqeblutë kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës, atë që do të luhet ne fundjavë përballë Korabit të Peshkopisë në stadiumin “Loro Boriçi”, takim ky për llogari të javës së 31-të të Superliges së futbollit shqiptar. Si zakonisht, përgatitjes se javës i parapriu analiza e ndeshjes paraardhëse, ndeshje kjo që siç komentuar mediatikisht nuk ka qënë në nivelin e atyre të mëparshme. Ka qënë kjo arsyeja që stafi teknik me në krye trajnerin Armando Cungu është ndalur gjatë në këtë analizë. Nga sa bëhet e ditur tonet kritike që ai ka përdorur ndaj skuadrës kanë qënë të forta duke i vënë në dukje futbollistëve problemet dhe gabimet e shfaqura perballe vlonjateve. Cungu ka kërkuar nga skuadra që të reflektojë në ndeshjet e mbetura deri në mbyllje të kampionatit me synim rikapjen e vendit të katërt, pozicion ky që jep shanse ta çoi Vllazninë në kupat e Europës. Kjo ka bërë që skuadra t’i përgjigjet pozitivisht trajnerit Cungu në procesin stervitor duke shtuar në maksimun mobilizimin dhe përkushtimin në zbatimin e detyrave të dhëna. Referuar kontigjentit që ka në dispozicion, për ndeshjen e kësaj fundjave formacionit kuqeblu i ribashkohet kapiteni Shtubina, i cili në transferten e Vlorës mungoi për arsye penalizimi me tre kartonë të verdhe. Për t’u theksuar është se në vazhden e nismes për ndërtimin e një Vllaznie shkodrane, drejtuesit e Vllaznisë kanë firmosur një kontratë tre vjeçare me një tjetër të ri të Akademisë Vllaznia. Bëhet fjalë për Enes Isufin, një djalosh shtatlartë 17 vjeçar që aktivizohet në rolin e mbrojtësit të qendrës ku ka treguar një siguri dhe pjekuri të madhe, madje duke u shfaqur shpeshherë edhe si golashënues, siç ka bërë edhe në ndeshjen e fundit me ekipin U-19 të Akademisë Vllaznia. Isufi, por edhe kolegu tjetër i skuadrës, Senad Hysenaj, i spikatur si mbrojtës i majtë, janë vënë në dispozicion të trajnerit të kombëtares U-19 Erjon Bogdani për të marrë pjesë në një grumbullim katërditor.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts