Pas 7 muajsh punë intensive nga specialistët e Institutit “Palazzo Spinelli” në Firence është rikthyer në shtëpinë e vet ne Shkoder, ikona e “Zojës së këshillit të mirë” pajtores së Shqipërisë. E dëmtuar nga koha por e ruajtur me bujarinë dhe besimin e fortë që kishin Shkodranët, sot ky portret i Shen Merise me Jezusin fëmijë që është ndër më të vjetrit në artin dhe ikonografinë e Krishtere, shkelqen ashtu si në fillimet e saj. Në ceremoninë e prezantimit përveç drejtuesve të lartë të kishës Katolike, ishte edhe i dërguari i atit të shenjtë kardinali Franc Rode, si dhe ministrja e Kultures Mirela Kumbaro e ai i jashtëm Ditmir Bushati. I emocionuar nga prania e tij në këtë ditë të shënuar për Shkodren, e jo vetëm, kardinali Rode përcolli edhe një mesazh të fortë që Shqipëria me harmoninë e saj fetare dhe energjinë e rinisë, duhet të jetë sot shembull i Europës e Botës, që kalon momente të trazuara.
Sot Shkodra mirepret ne gjirin e saj këtë portret pikërisht në një moment të shënuar kur 550 vjet më parë ikona e Zojës la qytetin pak përpara pushtimit osman.
Portreti do të vendoset në muzeun dioqezan pranë katedrales së Shkodres, aty ku gjenden relika të çmuara të besimit të krishterë.