Çiklizmi, me suksesin e arritur në Kupën “Brahim Syka”, ku krahas Vllaznisë kampione, talenti Bruno Kola rrëmbeu dy kupa si individë, futbolli i femrave me Vllazninë kampione dy javë përpara përfundimit te kampionatit, volejbolli i meshkujve që është pranë realizimit të një ëndrre të madhe për fitimin e titullit kampion dhe natyrisht edhe futbolli që ka një interes të madh për shikuesit, ishin në fokus të emisionit “Sport Show” transmetuar mbrëmjen e së hënës në TV1 Channel.
Pjesë e këtij emisioni ishte edhe pragndeshja e finales së dytë në basketboll për meshkuj ndaj Tiranes si dhe suksesi i boksierëve 14 vjeçarë që nën drejtimin e vëllezërve Çekini shpallen 5 kampionë kombëtarë si individë.