“Mendo perpara se te flasesh. Lexo perpara se te mendosh “, kjo ishte motoja nga e cila mori shkak grupi vullnetar studentor “ Nisma “, i cili ne bashkepunim edhe me Biblioteken e Universitetit “ Luigj Gurakuqi “ te qytetit te Shkodres, organizuan aktivitetin “Me nxit nje liber “. Kjo veprimtari, vjen ne kuader te javes se librit dhe eshte viti i trete qe organizohet. Sipas organizatoreve kjo nisme, kishte per qellim sensibilizimin, nxitjen e studenteve drejt librit dhe afrimin e tyre me njeri tjetrin.
Gjate aktivitetit u lexuan edhe pjese te zgjedhura nga letersia shqipe nga studentet pjesmarres dhe u shperndane libra ne panairin e ngritur enkas per kete qellim.