Të kthyer në shqetësim për mbarë komunitetin e Lezhës, më në fund ka nisur të marrë zgjidhja çeshtja e qenve endacakë. Pushteti vendor ne bashkepunim me vullnetare per mbrojtjen e kafsheve ka nisur një fushatë sterilizimi dhe rehabilitimi. Drejtori i sherbimeve ne bashkine Ndue Lushi tha se qytetaret qe disponojne kafshe duhet te jene me te kujdesshem dhe ti trajtojne ato, pasi sipas tij me kalimin e kohes bashkia do te marre edhe masa ligjore ndaj tyre.
Në mbeshtetje të kësaj nisme, Bashkise i kanë ardhur në ndihme edhe disa organizata qe operojne ne mbrojtje te kafsheve.