Monday, September 16, 2024
HomeKronika“Epilogu” i 300 kg marijuane

“Epilogu” i 300 kg marijuane

-

Policia e Lezhës vijon aksionin për gjetjen dhe arrestimin e dy shtetasve që u shpallen në kërkim një ditë më parë lidhur me drogen e sekuestruar në një banesë në Ishull-Lezhë. Burime konfidenciale bëjnë më dije se policia ka disa pista për vendodhjen e mundshme të dy të arratisurve megjithatë ende nuk ka arritur që të bij në gjurmet e tyre. Pas informacioneve të marra në rrugë operative policia kishtë venë nen vezhgim banesen e dyshuar se përdorej si magazinë për përpunimin e droges. Me pas uniformat blu zhvilluan operacionin e koduar ‘Epilog”, dukë arrestuar në flagrancë shtetasin Pjeter Toni 58 vjec dhe sekuestroj 300 kilogram lëndë narkotike e llojit Marijuanë. Nderkohë u shpallen në kërkim dy shtetas të tjerë S.P. 46 vjeç dhe V.T. 25 vjeç, banues në  Ishull -Lezhë. Të dyshuarit kanë lidhje farefisnore më njeri-tjetrin. Burime nga policia bëjne të ditur se këta përsona e blinin lenden narkotikë nga zona të ndryshmë dhe me pas e paketonin dhe e bënin gati për treg. Lënda narkotike e llojit Marijuanë ishtë e futur në bidona plastikë dhe thasë dhe ishte fshehur në një banesë të pabanueshme në Ishull – Lezhë. Nga ana tjeter fqinjet jashtë kamerave rrefejne se nuk ishin në dijeni të një aktiviteti të tillë, ndonese kishin pare levizjet e shpeshta te personave ne fjale. Hetimet ne bashkepunim me organet e tjera te drejtesise vijojne, pasi perveç tregut vendas, dyshohet se lenda narkotike shperndahej edhe ne shtetet europiane. Skema e veprimit te ketyre shtetasve ende nuk disponohet e plote nga policia, e cila Materialet procedurale ja ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë  për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts