Tuesday, September 10, 2024
HomeAktualitetQendra e Vizitoreve për Masivin e Velipojës

Qendra e Vizitoreve për Masivin e Velipojës

-

Ata qe frekuentojnë Velipojën, por qe për arsye te ndryshme nuk mund ta vizitojnë zonën e mbrojtur dhe rezervatin, brenda një kohe te shkurtër kane mundësi te njihen me bioodiversitetin e  kësaj zone. Ne shërbim te tyre tashme është ngritur Qendra e Vizitoreve, e cila nëpërmjet materialeve te ekspozuara nga Administrata e Zonave te Mbrojtura, sjelle informacione te detajuara për pasurinë natyrore te Velipojës, e ne veçanti florën dhe faunën, shoqëruar me ecurinë e tyre nder dekada.

Vizitoret, kryesisht te rinjtë qe takuam, e quajnë te vlefshme ngritjen e kësaj qendre edhe për faktin se te ndihmon te reflektosh për demet qe ka shkaktuar dora e njeriut ne ketë masiv , por qe nuk duhet te përsëriten me.

Zona e mbrojtur ne Velipoje arrin ne rreth 10 mije hektarë, ku vetëm rezervati ka një sipërfaqe prej 640 hektarë, me mbi 80 lloje shpendësh dhe 20 lloje peshqish.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts