Thursday, April 25, 2024
HomeAktualitetRokade ne policine e shtetit

Rokade ne policine e shtetit

-

Në një kohë kur vendi ndodhet në krizë të thellë politike dhe zgjidhja nuk po gjendet as me ndermjetësimin e faktorit ndërkombëtar, në policinë e shtetit, e enjta ka nisur me një rokadë të thellë në të gjitha strukturat drejtuese të policisë së shtetit. Pak muaj përpara zgjedhjeve dhe kur ndodhemi në prag të fushatës së re kundër kultivimit të kanabisit, në qarqe janë emeruar drejtuesit e ri të policive. Në drejtorinë vendore të policisë Shkoder është larguar nga detyra Alban Çela dhe në vend të tij u emerua Gjovalin Loka, i cili ka mbajtur deri më tani detyrën e Drejtorit te Rendit Publik në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike. Loka ka qënë më herët drejtues i parë edhe në qarqet Vlorë e Lezhë, ndërsa në prag të këtyre zgjedhjeve i besohet një qark tejet i rëndësishëm por edhe problematik si Shkodra, pasi fokus kryesor i punës pritet të jetë edhe lufta e shpallur tashmë ndaj kultivimit të bimeve narkotike. Ajo që mbetet interesante nga këto lëvizje në policinë e shtetit është fakti se pjesa më e madhe e drejtuesve aktual nuk permenden në levizjet e reja për pozicionime në poste të larta drejtuese. Ndërkohë Bledar Çeliku qe deri tani ka mbajtur postin e zëvendësdrejtorit për hetimin e krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkoder, është emeruar në krye të policisë së Lezhës. Kryekomisari Idajet Hoxha, qe deri tani ka mbajtur detyren e Shefit te Sektorit për Asetet Kriminale, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar eshte emeruar në krye të kufirit dhe migracionit ne Shkoder.  Kryekomisar Shkelzen Rexhepi, deri tani shef i Sektorit Qendror Kombëtar, INTERPOL, eshte emëruart Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorine Vendore të Policisë Lezhë. Ndryshimet e firmosura nga ministri i ri Fatmir Xhafa, largojne keshtu nje pjese të kupoles drejtuese të Sajmir Tahirit, por në të njëjtën kohë vijnë në një periudhe kur në radhët e policisë disa drejtues te lartë, përfshire ata të komisariatit Lezhë e Kurbin, po hetohen për disa parcela me kanabis të gjetura në këto zona.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts