2900 eshte numri i maturanteve ne qytetin e Shkodres qe kane aplikuar ne datat e caktuara nga Ministria e Arsimit per plotesimin e formulareve A1 dhe A1Z per provimet e matures shteterore. Edhe pse numri i atyre qe kane mbetur pa aplikuar per arsye te ndryshme nuk eshte shume i larte, Agjencia Kombetare e Provimeve do te hape edhe njehere portalin e matures shteterore per te bere plotesimin e formularit A1Z per te gjithe ato qe nuk kane pasur mundesi ne datat e caktuara me pare, thote specialistia e DAR Shkoder, Anila Puka.
Te gjithe studentet qe duan te aplikojne per te vazhduar studimet e larta, per tu pranuar ne universitet duhet te kene mesataren mbi 6, thekson Puka.
Ky eshte viti i dyte qe matura shteterore eshte vete dalese dhe jo hyrese per ne universitete. Nxenesit per te fituar nje vend ne shkollen e larte duhet qe perveç mesatares, notave te provimit, te llogarisin sipas degeve qe konkurojne edhe koeficientet pranues.