Saturday, April 20, 2024
HomeSportVllaznia humb edhe finale e dytë

Vllaznia humb edhe finale e dytë

-

Nën masa të rrepta sigurie nga ana e policisë së Shkodrës, në mbështetje të të cilëve kanë qënë edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë është luajtur mbrëmjen e së mërkurës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” finalja e dytë e fazës së Plej-Offit në basketboll për meshkuj. Një finale që për hir të së vertetes gjatë ecurisë së takimit përgjithësisht situata ka qënë normale ne fushën e lojës, por edhe në tribunat e spektatorëve, përpos disa momenteve në përfundim të krejt të ndeshjes, kur të zhgënjyer nga rezultati negativ në sekondat e fundit, disa tifoze nuk kursyen ofendimet ndaj ekipit kundërshtar, apo edhe gjyqtarëve, gjë që ka detyruar forcat e policisë të ndërhyjnë duke i shoqëruar për në komisariatin e policisë. Ashtu si në ballafaqimin e parë të luajtur të shtunën e kaluar në Tiranë, miqte kanë qene superior në zotërimin e avantazhit në pjesen më të madhe të lojës. Gabimi fatal vjen kur rezultati është i barabartë 87-87 ne perioden e katert dhe Vllaznia shpërdoron një aksion që me 12 sekonda në dispozicion kishte mundesi te kurorezonte kete takim. I pambuluar si duhet amerikani Griffin Ramme bën mrekullinë që me një gjuajtje distance shënon tre pikët e arta për skuadrën e tij duke i dhuruar fitoren Tiranës në sekondin e fundit të ndeshjes me rezultatin 87-90. Fitore kjo e dyta radhazi për bardheblutë që kanë hedhur një hap të sigurtë drejt titullit, por gjithësesi, duhet pritur përballja e tretë që do të luhet këtë të shtunë në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit.

“Është shumë e vështirë të flasësh pas kësaj loje, ne luftuam gjatë të gjithë ndeshjes. Provova disa mbrojtës për të ndaluar lojtarin më të mirë të skuadrës tjetër, por është e pamundur të fitosh kur bën kaq shumë gabime teknike. Humbën shumë gjuajtje të lira dhe në fund i thashë lojtarëve që të mos bëni faull në bonus dhe ajo ndodhi, faulli u bë. Sot, kishim edhe ne mundësitë tona për të fituar ndeshjen, por gabimet e shumta të panevojshme na kushtuan këtë humbje. Ndihem i zhgënjyer për këto njerëz, këto tifozë që krijuan një atmosferë të mrekulluesh, por basketbollistët profesionalë duhet të jenë të përqëndruar për 40 minuta, dhe vetem atëherë fiton. Kemi edhe një ndeshje tjetër në Tiranë dhe të gjithë mendojnë se çdo gjë ka mbaruar, por do të bëj bëj çfar të mundem ta zgjoj edhe një herë skuadren dhe të bëhet mrekullia që të fitojmë në Tiranë.”

“Ishte fitore shumë e rëndësishme për skuadren time. Ndeshja e sotme kishte shumë atmosferë, tifozët dhe publiku ishin të mirë. Kishim kontroll gjatë të gjithë ndeshjes, ky nuk ishte maksimumi jonë, por ne luajtëm shumë mirë në mbrojtje. Ndonjëherë gabonim në shkaktimin e gabimeve personale, por ndeshja mbaroi dhe ky është rezultati final. Aksioni i fundit ishte i realizuar shumë mirë, dhe koshi i fundit i lojtarit shumë të mirë tonit, Griffin Ramme ishte shumë i rëndësishëm për ne. Për momentin jemi 2 me 0, dhe është rezultat i madh për ne, por akoma nuk ka mbaruar, do të kemi edhe ndeshje të tjera, minimumi edhe një.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts