Ilir Meta, një nga figurat protagoniste të politikës Shqiptare në këto 26 vite, i cili që në moshë të re preku karrigen e kryeministrit, e gjithashtu drejtoi disa prej ministrive kyçe të kabineteve qeveritare ndër vite, e së fundmi në krye të kuvendit, në moshën 48 vjeçare pritet të ngjitet në postin e lartë, atë të kreut të shtetit. Pak orë përpara votimit në kuvendin e Shqipërisë, kryetari i lëvizjes socialiste për Integrim do të jetë kandidura që do të votohet nga mazhoranca aktuale, dakortësine për të cilin e ka dhënë jo vetëm PS, por edhe PDIU. Meta është certifikuar nga dy institucione të pavarura për pastërtinë e figurës së tij, pak orë përpara kalimit të emrit në votim. Ai rezulton pa dosje nga koha e komunizmit dhe pa probleme me dekrimianlizimin. Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla i kërkoi Autoritetit Shtetëror të Dosjeve zyrtarisht që të verifikonte kandidatin për President, Ilir Meta. Kërkesa është bërë dje në mbrëmje, ndërsa sot drejtuesja e këtij institucioni, Gentiana Sula beri me dije se Ilir Meta rezulton i pastër dhe nuk ka asnjë pengesë ligjore për të kandiduar. Certifikimi ka ardhur edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që kujdeset për çështjen e dekriminalizimit. Vetë Meta nuk ka pranuar në këto orë të komentojë mbi vendimin që më herët e kishte rrezuar si alternative, por dyshimet i ka hequr në emisionin Top Story vetë kryeministri Rama.
Votimi i së premtes vjen pas 3 raundeve të dështuara ku nuk u paraqit asnjë kandidature. Ilir Meta lindi më 24 mars të vitit 1969 në Çorovodë. U diplomua për Ekonomi Politike në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, Ilir Meta ka përfunduar Studimet Pasuniversitare në të njëjtën fushë. Ai është që prej 15 viteve deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe një nga figurat kryesore politike shqiptare. Ai konsiderohet nga media dhe publiku si krijuesi dhe drejtuesi i Polit të Tretë ne Politikën Shqiptare. Ishte Kryeministër i Shqipërisë prej vitit 1999 deri në 2002.
