Pastrimi i mjedisit ne njësinë administrative Ana e Malit duhet te përshpejtohet, pasi jemi ne prag te sezonit turistik, dhe nga pika e Muriqanit do te hyjnë çdo dite mijëra turiste. Për ketë, thotë këshilltari i kësaj zone ne këshillin bashkiak Shkodër, Marin Pema, kemi komunikuar me Bashkinë qe te ndërhyhet sa me pare.
Pema thotë se si këshilltare i kësaj njësie, ndjeje detyrimin qe te insistoje ne ketë drejtim, dhe jam informuar se pastrimi është ne proçes tenderimi.
Pema thotë se do te ishte e nevojshme qe Bashkia te Koordinonte punën edhe me Drejtorinë Rajonale Arsimore, qe për pastrimin nga pika e Muriqanit dhe deri tek Ura e Bunës, te angazhoheshin edhe shkollat.