Lëvizja socialiste për Integrim Shkoder ka nisur me përballjen mes rajonit 2 dhe 4, kampionatin e futbollit mes 5 rajoneve dhe degeve te saj ne Malesi të Madhe, Vau Dejes dhe Pukë.
Ky aktivitet i radhës që vjen me mbështetjen e deputetit Agron Çela synon angazhimin e të rinjvë në promovimin e sportit, duke i dhënë një shans zhvillimit të tij, por edhe promovimit të talenteve të reja. Emocione të veçanta janë dhuruar për anëtarët e këtyre rajoneve nga ndeshja mes të rinjtve te LRI, por edhe atmosferes se krijuar nga tifozeria e pranishme. Loja e mbushur me rivalitet përfundoi me fitoren e rajonit 4, i cili vijon kështu rrugëtimin në pritje të ekipti tjetër fitues deri në finalizimin e këtij kampionati mes rajoneve, ku do të shpallet edhe fituesi.
Ndeshja ishte e mbushur me surpriza ashtu si edhe vete rezultati, ndërsa të rinjtë dhe anëtarët e lëvizjes socialiste për Integrim premtuan vijimsinë e të tilla aktiviteteve në qarkun e Shkodres. Një nga premtimet e deputetit Agron Çela ka qënë promovimi i sportit, artit e kulturës duke krijuar lidhje të rinisë me këto fusha të jetës.