Pavarësisht se kohet e fundit nuk ka sinjale për flukse refugjatesh nga zonat e luftës drejte vendeve te Ballkanit,përgatitjet duhen te jene te vazhdueshme. Shkodra si zone kufitare është nder ato rajone te vendit, qe preket nga një ardhje e mundshme refugjatesh, ndaj Agjencia e Kombeve te Bashkuara për Refugjatet dhe CARITASI SHQIPTAR ashtu si ne Gjirokastër, zhvilluan një seminar me përfaqësues te institucioneve dhe te policisë se kufirit e migracionit.Duke ju referuar shifrave dhe statistikave qe kemi marre kohet e fundit , rezulton se 915 persona kane lëvizur për ne Shqipëri, dhe mund te themi se ky numër është i konsiderueshëm qe te thuhet se Shqipëria është përfshirë ne pritjen e refugjateve. Përveç te tjerash, pavarësisht se situata është relativisht e qëndrueshme, besojnë se puna përgatitore dhe diskutimi i këtyre problematikave besojmë se i shërben çështjes. Sa i përket mundësisë se ardhjes se një fluksi refugjatesh nga Siria,nuk e di se çfarë te them, sepse nuk mund te spekuloi ! E vërteta është se qe nga viti 2015 ne rajon, e kryesisht ne Greqi, numri i refugjateve nga Siria ka ardhur ne rënie, por sidoqoftë është mire te përgatitemi dhe te dimë se çfarë duhet bere ne raste nevoje.
Drejtoresha Për Migracionin ne Ministrinë e Brendshme, Enkeleda Toska, tha se është shume e rëndësishme ajo se çfarë duhet te permiresojme ne ketë drejtim.
Agjencia e Kombeve te Bashkuara (UNHCR) ka një përvojë te mire pune me shtetin shqiptar për refugjatet, ku për ketë përmendët pritja e kosovareve ne vitet 1998 – 1999.