“Te sigurt mbi dy rrota” eshte konkursi i organizuar ne pedonalen perpara bashkise Shkoder, me femijet e shkollave 9 vjecare, nga Automobile Club Albania ne bashkepunim me drejtorine arsimore dhe drejtorine e policise se Shkodres. Ky konkurs organizohet per te 7 vit, ndersa per here te pare zhvillohet ne te gjitha qytet e Shqiperise dhe ka si synim sigurine rrugore per femijet, e kryesisht per ata qe jane perdorues te bicikletave.
Nepermjet ketyre konkurseve femijet mund te mesojne parimet baze per sigurine rrugore dhe pervetsimin e rregullave te trafikut, duke qene se neper shkolla ka njelloj mangesie informacioni, thote Duma.
Ne fund te ketij aktiviteti u perzgjodhen 3 shkollat fituese per te perfaqesuar me pas vendin ne konkursin Kombetar qe zhvillohet ne kryeqytet, ku shkolla fituese do te perfaqesoje Shqiperine ne konkusin evropian “European Traffic Education Contest”, qe per here te pare do te zhvillohet ne vendin tone.