Pas më shumë se 15 vitesh kërkesë banorët e Tuzit të Malësisë së Madhe pjesë e Malit të Zi nga 1 shtatori I 2018-es do kenë komunën e plotë. Kjo u bë e mundur me votimin e ndryshimeve në ligjin për kryeqitetit dhe organizimin territorial, I cili parashikon që Tuzi si qëndër e Malësisë së Madhe në pjesën e Malit të Zi të Zi të funksionoi si komunë me të drejta të plota si gjiotha njësitë tjera vendore në mal të Zi. Në votim morën pjesë deputet e maxhorancës ndërsa nga opozita I pranishëm në votim ishte vetëm deputeti shqiptar I lëvizjës URA Dritan Abazoviq.Me ndryshimet e ligjit po ashtu parashihet formimi i Këshllit organizativ, në mënyrë që komuna e re të funksionojë pa probleme. Detyrë e këtij këshilli do të jetë edhe organizimi i marrëdhënieve me komunat e tjera, kufizimi territorial dhe ndarja e pasurisë. Formimi i Komunës së Tuzit, cka pritet të ndodh në shtator të vitit 2018, është një nga kushtet më të rëndësishme të koalicionit “Shqiptarët të vendosur” për përkrahjen e Qeverisë.